TISPARK për celular
Është e qartë që celulari është investimi i së ardhmes dhe rrjedhimisht zgjidhja që ne ju ofrojmë është aplikacioni TISPARK për smarphone-in tuaj, i cili i ka të gjitha parametrat e një Parkingmetri, njëkohësisht i lejon klientët të paguajnë për parkimin nëpërmjet celularit në dy mënyra të ndryshme.
- Paguaj nëpërmjet sms-ve - vetëm me një sms, ju mund të paguani për kohën që do të parkoni dhe të përcaktoni kohëzgjatjen e qëndrimit tuaj në zonën e përcaktuar për parkim.
- Paguaj nëpërmjet aplikacionit për smartphone - ju do të jeni të aftë të përcaktoni kohën për sa dëshironi të qëndroni në zonën e parkimit, gjithashtu do të keni akses edhe në shumë shërbime të tjera duke përdorur aplikacionin smartphone në celularin tuaj.
Në secilën prej këtyre opsioneve në celularin tuaj që ofron TISPARK si aplikacion, ju mund të identifikoheni lehtësisht nga targa e përdorur ose nga numri i telefonit.
Procesi i parkimit është i regjistruar në një llogari online, prandaj është e panevojshme që ju të aktivizoni ndonjë pajisje tjetër përveç aplikacionit TISPARK për smartphone.
Aplikacioni TISPARK për Smartphone
Aplikacioni TISPARK për smartphone mund të përdoret në dy sisteme operative: Android dhe iOS. Kërkesat për celularët Android dhe iPhone janë si më poshtë:
Android
Sistemi operativ i kërkuar për Android është 1.6 ose më i lartë. Klikoni këtu për të shkarkuar aplikacionin TISPARK për Android në Play Store.
Apple
Sistemi operativ iOS i kërkuar është 5 ose më i lartë. Aplikacioni TISPARK është i vlefshëm në iPhone 3G, 3Gs, 4, iPod Touch dhe iPad. Shkarkoni aplikacionin TISPARK për celular pa pagesë në iTunes
Nëse link-u mësipër nuk funksionon ju lutemi shkoni në Google Play Store ose iTunes Apple Store në celularin tuaj smartphone dhe kërkoni “TISPARK Mobile”
Klikoni këtu për të parë se si të regjistroheni dhe të përdorni aplikacionin TISPARK.
Përdorimi i aplikacionit TISPARK për smartphone
Për të filluar një procedurë parkimi nëpërmjet aplikacionit për smartphone, ju duhet të vendosni emrin dhe fjalëkalimin në formularin e identifikimit, më pas duhet të konfirmoni numrin e celularit me të cilin jeni regjistruar.
Ju, mund të zgjasni kohën e parkimit nëpërmjet butonit “Zgjero Parkimin”, gjithashtu mund të vendosni kujtesën (alarmin) për përfundimin e parkimit.
Ashtu si Parkingmetri edhe aplikacioni TISPARK për smartphone do t'ju tarifojë për minutë, pra vetëm për kohën që qëndroni në parkim.
- Me Kartë Debiti - Union Bank
- Me PayLink
Për të rimbushur llogarinë nga shtëpia, pasi të jeni regjistruar dhe identifikuar në serverat tanë, shkoni tek Menuja Kryesore, hapni Llogaria ime dhe zgjidhni Shto kredit nga Detajet e llogarisë.
Vendosni të dhënat e kartës së debitit ose kredencialet e PayLink-ut dhe proҫesoni pagesën online për rimbushjen me kohë parkimi të aplikacionit për smartphone.
Pas kryerjes së këtij transaksioni serverat gjenerojnë raportin përkatës, i cili ka formatin dhe të gjithë elementët e një fature tatimore. Ky raport ruhet në serverat tanë dhe në llogarinë online të klientit, gjithashtu do të shfaqet si detaj në pasqyrën e llogarisë bankare të klientit.
Sistemi ynë është transparent dhe ofron njëkohësisht siguri dhe konfidencialitet, të dhënat e klientit në serverat tanë janë të mbrojtura sipas legjislacionit në fuqi “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.