Aplikacioni TISPARK

Shkarkoni aplikacionin TISPARK për telefonin tuaj smartphone.

 

Rezervoni Parkingmeter

 

 

 Parkoni dhe aktivizioni Parkingmetrin vetëm me një klik

Parkingmetri është mënyra më e thjeshtë për të kryer pagesën e tarifës së parkimit. Duke përdorur Parkingmetrin ju tarifoheni për minutë, vetëm për kohën që qëndron në parkim.
Parkingmetri është një pajisje e thjeshtë dhe e sigurt në përdorim, i cili ka një ekran LCD dhe katër butona:

  • Butoni ON i cili shërben për të ndezur pajisjen dhe për të konfirmuar zonën ku do të parkoni
  • Butonat me shigjetë lartë dhe poshtë ▲▼ të cilat shërbejnë për të zgjedhur zonën e parkimit
  • Butoni OFF  i cili shërben për të ndaluar sesionin e parkimit dhe për të fikur pajisjen

Parkingmetri është i programuar që të kalojë në pauzë pasi mbaron orari zyrtar i parkimit me pagesë dhe të rifillojë automatikisht sapo orari zyrtar të fillojë ditën tjetër. Pajisja lajmëron në momentin kur krediti është i pamjaftueshëm apo ka përfunduar.

Parkingmetri mund të rimbushet në pikat e shitjes së autorizuara nga kompania TISPARK, në sportelet e zyrave të kompanisë, si dhe direkt nga kompjuteri juaj. Për të rimbushur Parkingmetrin ju duhet të keni llogari personale në serverat e kompanisë, si dhe aplikacionin e posaçëm të instaluar, i cili bën lidhjen dhe komunikimin e Parkingmetrit me kompjuterin ku do të kryhet rimbushja. Nëpërmjet aplikacionit të instaluar në kompjuter ju proçesoni pagesën online për rimbushjen me kohë parkimi duke zgjedhur shumat e paracaktuara në program ose duke shkruar shumën e dëshiruar. Pas kryerjes së këtij transaksioni serverat e kompanisë gjenerojnë raportin përkatës, i cili ka formën dhe elementët e faturës tatimore. Ky raport ruhet në serverat e kompanisë, dhe gjithashtu do të shfaqet në llogarinë tuaj.

Ne mbrojmë ambjentin sipas ligjit dhe praktikave të mira të eliminimit të pajisjeve elektronike.

 

Simboli i koshit me kryq i vendosur sipër Parkingmetrit ose mbi paketimin e pajisjes tregon që produkti në fundin e jetës së tij duhet të mblidhet veçmas nga mbeturinat e tjera. Përdoruesi duhet që në fund të jetës së pajisjes ta eliminoj atë duke e dërguar në qendrat e mbledhjes së pajisjeve elektronike të cilat janë të veçanta nga ato të mbeturinave të zakonshme. 
Mbledhja e diferencuar e këtyre pajisjeve të cilat kanë arritur në fundin e jetës së tyre, trajtimi dhe riciklimi ndihmon në evitimin e efekteve negative mbi ambientin dhe mbi shëndetin publik. Gjithashtu favorizohet riciklimi i materialeve të përdorura për ndërtimin e pajisjes. Hedhja abuzive e produktit nga përdoruesi përbën shkelje.

(Për të parë ose shkarkuar manualin e përdorimit të Parkingmetrit klikoni këtu).