Dëshironi të bëheni klient në TISPARK?
Kompania TISPARK është zgjidhja e duhur për qytetin dhe qytetarët. Ajo ofron një sistem të përshtatshëm dhe të leverdisshëm në mbështetje të infrastrukturës rrugore për një periudhë afatgjatë. TISPARK sjell një shërbim që mund të aplikohet dhe të zbatohet lehtësisht nga përdoruesit.
Kompania TISPARK menaxhon shërbimin e sistemit të parkimit në qytetin e Vlorës dhe ju mundëson që pagesën e tarifës së parkimit ta kryeni në 4 mënyra. Një nga mënyrat më të leverdisshme është me anë të Parkingmetrit. Kjo pajisje ofron një sistem elektronik të pagesës, lehtësira për shoferët, operatorët dhe komunitetin.
Avantazhet e shërbimit elektronik të Parkingmetrit përfshijnë:
1. Avantazhet e shoferëve:
- Përdorimi i një pajisje të vetme në çdo qytet
- Ekonomike - paguan vetëm për aq kohë sa parkon
- E lehtë në përdorim - paguan direkt nga makina
- Kupon tatimor për të vërtetuar kryerjen e pagesës së tarifës së parkimit
- E lehtë për të operuar - aktivizimi kryhet pas 10 sekondash
2. Avantazhet e qytetarëve:
- Kosto efektive - investim fillestar i ulët, shpenzimet minimale të mirëmbajtjes, transferim elektronik i fondeve
- Eliminon mashtrimet - vandalizmat dhe redukton shpenzimet
- Miqësor me ambientin - eleminon përdorimin e letrës
- Plotësuese për sistemet ekzistuese të parkimit
- Të dhënat personale janë të mbrojtura me një nivel të lartë sigurie
Për më shumë informacion dhe për të bashkëpunuar me ne, kontaktoni:
Tel:+355 69 40 40 888
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
TISPARK Parko Lehtë