Politikat e përdorimit të këtij website-i
Përdorimi i këtij website-i është subjekt parimesh dhe kushtesh të ndryshueshme që parashtrohen më poshtë.
Informacion i përgjithshëm
TISPARK është një kompani shqiptare e pajisur me licencë të produkteve të TISPARK e cila përqendrohet në shërbimin dhe zgjidhjen e duhur për mbulimin e parkimit me pagesë.
Të dhënat në këtë website
Të dhënat në këtë website kanë për qëllim informimin e përgjithshëm dhe nuk duhet të interpretohen në rrethana të veçanta. Lexuesi nuk duhet të veprojë mbi bazën e këtij informacioni pa kërkuar këshillë profesionale. Përcjellja e informacionit me anë të përdorimit të kësaj faqeje nuk ka si qëllim të krijojë një marrëveshje midis dërguesit dhe marrësit, komunikime të tilla nuk do të trajtohen si konfidenciale.
Garancia
Informacioni në këtë website është subjekt ndryshimi pa ndonjë njoftim paraprak. Ne përpiqemi ta mbajmë website-in të përditësuar dhe me informacion të saktë, megjithatë ju nuk duhet të mbështeteni tek ky informacion ose ta aplikoni atë në rrethana të veçanta pa kërkuar si fillim këshillë profesionale. Informacioni në këtë website nuk duhet të merret në asnjë mënyrë si një tregues zhvillimesh ose rezultatesh në të ardhmen. Kompania dhe autorët hedhin poshtë shprehimisht çdo lloj detyrimi për cilindo person lidhur me pasojat që sjell një veprim i bërë në përputhje me përdorimin dhe interpretimin jo të saktë të përmbajtjes së këtij website-i.
Kode të dëmshme
Kompania ndjek disa procedura që kontrollojnë dokumentet për viruse ose kode të tjera të dëmshme përpara se ato të postohen në website. Megjithatë ne nuk mund të garantojmë se informacionet e vëna në dispozicion në këtë website nuk përmbajnë viruse ose kode te dëmshme dhe nuk marrim përsipër asnjë përgjegjësi për humbje të informacionit apo fshirjen e dokumentave tuaja shkaktuar nga këto kode.
Palët e treta
Ky website mund t’ju ofrojë lidhje me një shumëllojshmëri burimesh të tjera të internetit dhe mund t’i sigurojë informacion palës së tretë. Megjithatë, kompania nuk është përgjegjëse për ndonjë keqinterpretim që pala e tretë percepton përmes këtij website-i dhe disponimit të link-eve në website të cilat nuk duhet të interpretohen si referime apo nënshkrime të subjekteve të lidhura për informacionin që ata vënë në dispozicion. Kompania do të largojë cilindo link nga ky website me kërkesën e subjekteve të lidhura. Pa pëlqimin tonë paraprak me shkrim, ju nuk mund të bashkëngjisni informacionin e kësaj faqe interneti me një tjetër faqe interneti, të lidhni ose të modeloni informacione në këtë website me një tjetër faqe interneti ose informacion nga entitete të tjera.
Kontakti me TISPARK
Personat që kontaktojnë kompaninë përmes email-it të dhënë në këtë website nuk duhet të dërgojnë informacion konfidencial, ose delikat. Nëse keni pyetje specifike, ju lutemi jepni detajet nëpërmjet email-it në mënyrë që ne t'ju kontaktojmë dhe të jemi në dijeni me natyrën e kërkesës suaj, pa ofruar të dhëna konfidenciale. Ne do të përpiqemi t'ia kalojmë kërkesën tuaj njërit prej punonjësve tanë. Përdorimi i email-it në këtë faqe si formë komunikimi nuk përbën marrëveshje midis nesh. Ne do të përpiqemi t'i përgjigjemi çdo pyetjeje të dërguar përmes email-it në website por nuk mbajmë asnjë përgjegjësi në rast se nuk arrijmë të përmbushim kërkesat tuaja.
Privatësia
Ne pranojmë që privatësia dhe të dhënat e sigurisë janë çështje të rëndësishme dhe për këtë janë marrë masa për mbrojtjen e informacionit që ju jepni përmes këtij website-i.
Kufizimet mbi përgjegjësitë
Në asnjë rast kompania apo partnerët e kësaj faqeje nuk janë përgjegjës për fshirjen e dokumenteve tuaja gjatë përdorimit të kësaj faqeje.
Pagesa mbi dëmet
Ju bini dakord që nuk do të përdorni këtë website për ndonjë qëllim të paligjshëm apo për ndonjë qëllim që është i ndaluar nga kushtet e vendosura. Ju bini dakord të siguroni, të mbroni, të mbani të padëmtuar kompaninë dhe partnerët e saj duke u bazuar në Kushtet e Përdorimit.
Të tjera
Nëse ndonjë nga këto kushte është ose bëhet e paligjshme, e pavlefshme ose e pazbatueshme sipas ndonjë juridiksioni nuk do të mund të ketë efekt mbi:
- Ligjshmërinë, vlefshmërinë ose zbatueshmërinë në atë juridiksion.
- Ligjshmërinë, vlefshmërinë ose zbatueshmërinë në juridiksione të tjera.
Është e drejta jonë të ndryshojmë ose të rregullojmë këto parime dhe kushte në çdo kohë. Çdo ndryshim do të postohet në këtë website.
Privatësia dhe politikat e sigurisë
TISPARK sh.p.k vlerëson privatësinë e klientëve të saj dhe vizitorëve të faqes. Çdo informacion personal i mëposhtëm i cili do të jetë i vlefshëm për ne gjatë kërkimit ose lundrimit në këtë faqe do të trajtohet si konfidencial:
- Emër/ Mbiemër
- Emri i Kompanisë, adresa, kodi i postës
- Informacione të tjera të kontaktit si p.sh: numri i telefonit, numri i faksit, adresa e email- it, dhe informacione të tjera të ngjashme
- Titulli ose pozicioni në kompani ose në shoqatë
- Profesioni
- Industria
- Interesat personale
- Çdo informacion tjetër i nevojshëm për t’ju siguruar shërbimin e kërkuar
Ne mund të mbledhim informacion që na lejon të analizojmë sesi vizitorët tanë përdorin këtë faqe. Këto të dhëna na mundësojnë të bëhemi më familjarë me njerëzit të cilët lundrojnë në faqe, sa shpesh e vizitojnë dhe cilën menu vizitojnë më tepër. Kompania e përdor këtë informacion, i cili mblidhet automatikisht për të përmirësuar ofertat dhe shërbimet e saj pa kërkuar asnjë veprim nga ana juaj.
Përdorimi i "Cookies" dhe gjurmuesit e numrit të përdoruesve
Disa faqe në këtë website mund t’i përdorin "cookies" si dosje të vogla që faqja jonë i vendos për qëllime identifikimi. Një dosje me të dhëna mund të përmbajë informacion të tillë si: ID-në e përdoruesit për të gjurmuar faqet e vizituara. Informacion personal që një "cookie" mund të përmbajë është informacioni që ju vendosni. Këto dosje përdoren për të ruajtur informacionin në kompjuterin tuaj dhe për t’ju përshtatur juve sa herë na vizitoni. Disa pjesë nga kjo faqe mundet t’i përdorin "cookies" për të gjurmuar numrin e përdoruesve. Kompania e bën këtë për të përcaktuar dobinë e informacionit për përdoruesit tanë, si dhe për të parë sesa efektive është kjo strukturë. Ju lutemi vini re se "cookies" nuk mund të lexojë të dhëna nga hard disku juaj. Faqja juaj kërkimore e web-it do t’ju njoftojë sa herë ju vjen një "cookie", duke ju dhënë mundësinë ta pranoni ose jo. Nëse ju nuk doni të merrni "cookie" ndërkohë që lundroni në website-in tonë, ju mund të bëni që web browseri juaj t’ju paralajmërojë përpara se të pranoni një "cookie" dhe ta refuzoni atë. Ju gjithashtu mund të refuzoni të gjithë "cookies" duke i mbyllur në Web browser-in tuaj. Në rast se nuk i pranoni "cookies", disa faqe nuk mund të funksionojnë tërësisht dhe në këtë rast nuk do të keni mundësi të vendosni një informacion të caktuar në faqe.
Shpërndarja e informacionit
Ne nuk i shfaqim të dhënat tuaja personale jashtë kompanisë pa lejen tuaj përveçse në rastet kur ju:
- Miratoni të ndajmë të dhënat tuaja me një palë të tretë si operator telefonik/interneti të cilët janë në bashkëpunim me ne dhe në shërbimin tuaj.
- Kërkoni nga ne t’ju pajisim me një produkt ose shërbim.
Kompania do të zbulojë të dhënat tuaja personale në rast se kjo kërkohet ligjërisht, ose në rrethana të veçanta për të mbrojtur sigurinë personale, publike ose atë të faqes sonë.
Siguria e internetit
Ne kemi marrë masa për të mbrojtur të dhënat tuaja personale. Megjithatë ne ju sugjerojmë të merrni çdo masë për të mbrojtur të dhënat tuaja, kur ju jeni në internet. Këtë mund ta bëni duke ndryshuar shpesh fjalëkalimin tuaj, me anë të përdorimit të kombinimit të gërmave.
Përdoruesit nën 18 vjeç
Fëmijët nën moshën 18 vjeç nuk janë target i faqes sonë. Për të mbrojtur privatësinë e tyre, kompania jonë e ndalon kërkesën e informacionit personal nga këta fëmijë.
Lidhjet (links) me website-e të tjera
Kjo faqe mund të përmbajë lidhje (links) me faqe të tjera. Kompania nuk i shpërndan të dhënat tuaja personale te këto faqe dhe nuk është përgjegjëse për praktikat e tyre të privatësisë, kështu që ne ju sugjerojmë të viheni në dijeni rreth politikave të privatësisë së këtyre faqeve.
Ndryshimet në politikën e faqes
Kompania ka të drejtën të bëjë ndryshime mbi politikat e privatësisë ose të përditësojë të dhënat e fundit në çdo kohë pa bërë ndonjë njoftim paraprak. Ndryshime të rëndësishme për mënyrën sesi ne përdorim të dhënat tuaja personale do të postohen në këtë faqe. Nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësim rreth politikave tona të privatësisë, ju lutemi na kontaktoni përmes email-it në menunë "Na Kontaktoni".