Aplikacioni TISPARK

Shkarkoni aplikacionin TISPARK për telefonin tuaj smartphone.

 

Rezervoni Parkingmeter

 

Ku të rimbushni Parkingmetrin tuaj

Parkingmetri mund të rimbushet pranë qendrave të autorizuara të cilat do të kenë logon TISPARK ose nga zyra apo shtëpia juaj nëpërmjet nje kompjuteri. Pas çdo rimbushjeje ju do të pajiseni me faturën e rimbushjes. Gjatë procedurës së rimbushjes sistemi i Parkingmetrit do të përditësohet automatikisht.

 

Rimbushja Online e Parkingmetrit

Hapat e mëposhtëm do  t’ju tregojnë mënyrën sesi të rimbushni Parkingmetrin direkt nga kompjuteri juaj:

 

1.  Shkarkoni dhe instaloni programin e rimbushjes në kompjuterin tuaj.

     Klikoni këtu për të shkarkuar programin e rimbushjes.

     Shënim: Sigurohuni që në kompjuterin tuaj të jetë instaluar JAVA.

2.  Nëpërmjet kabllit të verdhë USB lidhni Parkingmetrin me kompjuterin.

Ju lutemi sigurohuni që aparati juaj të shfaqë në ekran shenjën e “USB-së”. Nëse kjo shenjë nuk shfaqet, kontrolloni nëse lidhja është kryer siç duhet. Mos përdorni kabëll tjetër USB të ngjashëm me kabllin e verdhë

Shënim: Mos e fikni Parkingmetrin deri në përfundim të procesit.

3.  Klikoni butonin “Filloni” dhe prisni derisa programi të lidhet me Parkingmetrin.

4.  Sistemi tregon kreditin në aparatin tuaj dhe detajet e Parkingmetrit.

5.  Zgjidhni shumën me të cilën dëshironi të rimbushni aparatin tuaj.

6.  Plotësoni detajet e pagesës.

     Të dhënat e kartës së debitit/kreditit:

     emër, mbiemër, datën e skadimit dhe kodin e sigurisë.                          

7.  Konfirmoni të dhënat për kryerjen e pagesës.

8. Sistemi i rimbushjes online do të ngarkohet me shumën e kërkuar dhe do të kryejë rimbushjen e Parkingmetrit. Programi do të shfaqë një faturë e cila tregon balancën e kredit dhe transaksionin e sapokryer.

9. Shkëputeni Parkingmetrin tuaj nga kablli USB dhe ndizeni për të verifikuar rimbushjen.