Aplikacioni TISPARK

Shkarkoni aplikacionin TISPARK për telefonin tuaj smartphone.

 

Rezervoni Parkingmeter

 

Si të përdorni Parkingmetrin?

 

Për të përdorur Parkingmetrin fillimisht sigurohuni që të keni kredit të mjaftueshëm pastaj ndiqni hapat e mëposhtëm:

 

Hapi 1 - Shtypni butonin "ON"

Shtypni butonin "ON"

Në ekran do të shfaqet vlera e mbetur e kreditit për pagesën e parkimit.

Kujdes: Sigurohuni që të keni mjaftueshëm kredit për të paguar kohën e dëshiruar të parkimit, në bazë të qytetit dhe zonës së parkimit që do të vendosni më pas. Nëse krediti juaj ka mbaruar pasi të keni vendosur qytetin dhe zonën në ekran do të shfaqet një shenjë e ngjashme "0.00" dhe pajisja do të fiket. Nuk do të jetë e mundur ta ndizni sërish derisa të kryhet një rimbushje. Për të ndihmuar përdoruesin që parkon gjithmonë në të njëjtin qytet, pajisja do ta mbajë mend zgjedhjen tuaj në mënyrë që herës tjetër ju të mos kryeni sërish të njëjtin veprim.

 

Hapi 2 - Zgjidhni qytetin

Shtypni përsëri butonin "ON".

Në ekran do të shfaqet emri i qytetit ku dëshironi të parkoni. Me anë të shigjetave lart ose poshtë zgjidhni qytetin ku jeni dhe shtypni sërish butonin "ON" për ta konfirmuar.

Kujdes: Për të ndihmuar përdoruesin që parkon gjithmonë në të njëjtën zonë, pajisja hyn automatikisht në funksionin "Parkim" duke zgjedhur automatikisht qytetin nëse për disa sekonda nuk shtypet më asnjë buton.

 

Hapi 3 - Zgjidhni zonën

Shtypni butonin "ON" përsëri.

Pasi keni zgjedhur qytetin, në ekran do të shfaqet kodi i zonës së parkimit. Me anë të shigjetave lart ose poshtë zgjidhni zonën e parkimit dhe shtypni butonin "On" për të konfirmuar zgjedhjen. Nëse shtypni sërish këtë buton ose nuk kryeni asnjë veprim për disa sekonda, pajisja kalon në funksionin "Parkim" duke shfaqur në ekran qytetin së bashku me zonën. Që nga ky moment duke nisur nga fillimi i minutit të parë fillon pagesa dhe krediti vjen duke u ulur.

 

Tarifat

TISPARK aplikon tarifat e parkimit të përcaktuara me vendim të Këshillit Bashkiak.

Koha maksimale

Pasi është zgjedhur zona, nëse ajo ka një orar maksimal parkimi, në ekran do të shfaqet një ikonë që simbolizon orën ose një logo të ngjashme me atë të "Mickey Mouse". Duke shtypur butonin "ON" shfaqet edhe tarifa e përcaktuar e cila aplikohet në këtë zonë të veçantë. Duke shtypur butonin "ON" ose pa shtypur asnjë buton për disa sekonda pajisja hyn në funksionin e parkimit dhe qyteti bashkë me zonën shfaqet në ekran.

Kujdes: Pasi të ketë mbaruar koha maksimale gjatë së cilës lejohet parkimi në zonën e zgjedhur, pajisja do të shfaqë mesazhin "EXPT" (expired time) për të treguar që koha maksimale e lejimit të parkimit në këtë zonë ka përfunduar. Nëse nuk keni ndjekur hapat e duhur mjafton ta fikni aparatin duke shtypur butonin "OFF" dhe ta filloni procesin nga pika 1.

Shënim: Në këtë rast jeni duke shkelur rregullat dhe mund të jeni subjekt i penaliteteve përkatëse.

 
Hapi 4 - Vendosja në automjet

Parkingmetri rekomandohet të vendoset në xhamin e makinës, i drejtuar nga jashtë, në mënyrë që ekrani të jetë lehtësisht i verifikueshëm nga inspektorët. Pajisja e ndezur gjatë parkimit tregon në ekran qytetin dhe zonën e zgjedhur, kohën e mbetur të kreditit (kohën e përfundimit të orarit të parkimit me pagesë për zonën) dhe orën aktuale. Pajisja lëshon një tingull "Bip" çdo minutë kur është në funksionin "Parkim"  i cili është i nevojshme për t’ju kujtuar që ta fikni pajisjen pasi të jeni kthyer në automjet. Më pas shtypni butonin "OFF" për të ndërprerë pagesën e tarifës së parkimit. Pajisja do të fiket dhe do të kryhet automatikisht heqja e vlerës së kreditit nga vlera totale. Në përfundim të orarit zyrtar të parkimit me pagesë, parkingmetri ndalon së tarifuari, pa qënë nevoja të shkoni tek automjeti juaj. Pasi të ktheheni në makinë fikeni pajisjen duke shtypur butonin "OFF".

Shënim : Për të përditësuar pajisjen tuaj me zonat e reja të përfshira dhe për më shumë informacion vizitoni zyrat dhe pikat tona të shitjes.