Aplikacioni TISPARK

Shkarkoni aplikacionin TISPARK për telefonin tuaj smartphone.

 

Rezervoni Parkingmeter

 

Regjistrimi

Pse të regjistroheni në tispark.al

Regjistrimi në tispark.al do t’ju mundësojë të keni përparësi në shërbimet e mëposhtme online:

  • Akses mbi të dhënat e abonimit i cili siguron informacion mbi kontrollin e vlerës së parkimit, në mbështetje të të gjitha shërbimeve të ofruara. Klientët mund të abonohen në paketat e shërbimeve të parkimit për një periudhë të paracaktuar.
  • Mbrojtjen e Parkingmetrit tuaj nga vjedhja apo humbja, duke u regjistruar online ju mund të bëni menjëherë një kërkesë në internet për të bllokuar ose deklaruar pajisjen tuaj si të humbur apo të vjedhur. Në rast të kundërt, ju mund të paraqiteni pranë zyrës sonë me dokumentet personale të identifikimit për të bllokuar pajisjen e humbur ose të vjedhur.
  • Hyrje në konfigurim dhe përdorim të aplikacionit TISPARK për smartphone.
  • Hyrje në bazën tonë të të dhënave e cila ofron një pasqyrë të detajuar për përdorimin e Parkingmetrit dhe shërbime të tjera të lidhura me të.
  • Marrja në kohë e informacionit në lidhje me ndryshimet për shërbimin TISPARK ose ndonjë ofertë speciale.
  • Rimbushje online të Parkingmetrit tuaj.
  • Rimbushje online të aplikacionit tuaj TISPARK për smartphone.
Si të regjistroni Parkingmetrin tuaj?

Pas regjistrimit në tispark.al, zgjidhni ikonën "Parkingmetër" dhe vendosni numrin tetëshifror TISPARK treguar në ekranin e pajisjes suaj, së bashku me datën e blerjes, numrin e faturës, vendin e blerjes dhe çdo informacion tjetër shtesë të kërkuar. Më pas zgjidhni "Enter" për të regjistruar pajisjen tuaj.

Shënim: Çdo Parkingmetër ka një numër unik dhe nuk mund të regjistrohet dy herë. Pra, nëse ju jeni duke regjistruar një pajisje të përdorur, ju lutemi sigurohuni që të njoftoni shitësin e aparatit në mënyrë që të ç’regjistrojë të dhënat e tij.

Si të regjistroni aplikacionin TISPARK për smartphone?

Pasi të jeni regjistruar në TISPARK, zgjidhni ikonën TISPARK për smartphone dhe ndiqni procedurat për llogarinë e aplikacionit për smartphone, të përshkruara në website-in tonë. Klikoni këtu për informacion më të detajuar

Për më tepër informacion për shërbimet tona online, ju lutemi kontaktoni zyrën tonë.

Si të përdorni aplikacionin për smartphone?

Duke u regjistruar në website-in tonë, përdoruesit mund të paguajnë parkimin duke përdorur aplikacionin TISPARK për smartphone në zonat e përcaktuara për parkim nga TISPARK (për të parë zonat në të cilat mund të përdorni TISPARK në celularë klikoni këtu).

Ekzistojnë 2 mënyra për të paguar parkimin duke përdorur TISPARK në celular:

  1. Duke përdorur SMS nga celulari.
  2. Duke përdorur aplikacionin TISPARK për smartphone.
 
Hapi 1 - Regjistrohuni në aplikacionin TISPARK për smartphone.

Regjistrohuni në TISPARK duke përdorur hapat e regjistrimit të cilat ju mund t'i gjeni në faqen tonë www.tispark.al

Shënim: Përpara se të regjistroheni ju lutemi vendosni preferencat tuaja të shfletuesit (broswer) të internetit, të pranoni "cookies" kur përdorni faqen tonë zyrtare të TISPARK. Pasi të jeni regjistruar, shkoni në "TISPARK për smartphone" dhe vendosni preferencat tuaja të parkimit në celular:

  • Numrin e targës (targa)
  • Numrin tuaj të kontaktit si edhe numrin e targës fillestare
  • Zgjidhni paketën e duhur për abonim
  • Sigurohuni që kujtesa nëpërmjet SMS-ve të jetë ndezur dhe të ketë intervalin e dëshiruar

Shënim: Numri i celularit do të jetë identifikuesi juaj kur ju telefononi shërbimet tona për të paguar nga telefoni me SMS, në llogarinë tuaj do të vijë një kod PIN "Paguaj nga Telefoni" i cili do t’ju lejojë të parkoni duke përdorur edhe një celular të paregjistruar më parë ose një numër tjetër. Përveç kësaj, kodi PIN do të jetë automatikisht i shënuar tek secili numër targe i cili ju lejon të ndryshoni numrin e targës së automjetit për parkim.

 
Hapi 2 - Rimbushni llogarinë TISPARK për smartphone.

Ashtu si Parkingmetri edhe aplikacioni për smartphone është një shërbim me parapagesë. Për të përdorur këtë shërbim, fillimisht duhet të rimbushni llogarinë tuaj. Për të kryer rimbushjen:

  • Shkoni tek Aplikacioni TISPARK. Në menunë kryesore, vendosni shumën që dëshironi të shtoni në llogarinë tuaj
  • Zgjidhni Paguaj me kartë krediti/debiti
  • Vendosni të dhënat e kartës suaj të kreditit
  • Vendosni të dhënat e kartës suaj të debitit

Shënim: Ju mund të rimbushni llogarinë tuaj në aplikacionin TISPARK për smartphone direkt nga celulari juaj duke përdorur aplikacionin për smartphone.

 
Hapi 3 - Filloni parkimin nga celulari

Ekzistojnë dy mënyra për të parkuar duke përdorur TISPARK në celular:

A. SMS nëpërmjet TISPARK në celular (TEKST).

Dërgoni një SMS në numrin tonë të shërbimeve +355 69 40 40 888:

  • Dërgoni sms me tekst "Fillo" 1h Start C1 Z4" ku me "1h" do të kuptojmë 1 orë; "start" do të kuptojmë Filllo ; "C1" do të kuptojmë qyteti Vlorë; "Z4" do të kuptojmë zona 4.
  • Për zonat e përditshme të parkimit, vendosni X për numrin e ditëve, "Fillo", plus numrin e zonës.
B. Aplikacioni TISPARK për smartphone (KLIK)

Hapni aplikacionin TISPARK për smartphone:

  • Vendosni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin
  • Zgjidhni qytetin dhe zonën
  • Nëse përdorni një zonë parkimi të përditshme, vendosni numrin e ditëve të parkimit
  • Konfirmoni parametrat e parkimit që keni zgjedhur

Shënim : Ju do të njoftoheni me 1 SMS konfirmimi kur fillon koha e parkimit me SMS si dhe 1 SMS e dytë për përfundimin e kohës së parkimit. Inspektorët e TISPARK kanë akses në sistemin e parkimit për celularë me qëllim përmbushjen e detyrave të tyre.

 
Hapi 4 - Përfundimi i parkimit me celular.

Ashtu si me Parkingmetrin  ju mund ta ndaloni kohën e parkimit edhe me aplikacionin TISPARK për smartphone, duke paguar vetëm për kohën e qëndrimit në parkim. 

A. TISPARK për celular me SMS

Duke përdorur celularin tuaj, formoni numrin tonë të kontaktit +355 69 40 40 888:

  • Shkruani "Përfundo"
B. Aplikacioni TISPARK për smartphone (KLIK)

Hyni në aplikacionin TISPARK për smartphone:

  • Shypni butonin "Përfundo"